“Bankers” në SPAK/ Hetime për ish-deputetë, edhe “Bolv Oil” dhe Raiffeissen Bank të përfshirë në aferën gjigante

“Bankers” në SPAK/ Hetime për ish-deputetë, edhe “Bolv Oil” dhe Raiffeissen Bank të përfshirë në aferën gjigante

Vetëm pak kohë pasi Prokuroria e Posaçme mori nga homologët e Fierit dosjen gjigante të “Bankers Petrolium”, dalin detaje për përfshirje në këtë aferë miliardëshe të politikanëve dhe bizneseve të mëdha. Gazetari Xhevair Zhabina duke folur për nisjen e hetimit nga SPAK për dosjen “Bankers”, veçoi akuzën e organizatës kriminale. Ai tha për “MCN Live” se një akuzë e tillë do të thotë që janë zbuluar disa role të organizatës. Sipas tij, tani i takon SPAK të shkojë te zyrtarët e lartë dhe biznesmenët që kanë ndihmuar “Bankers” të justifikojë ato fatura, që janë fatura fiktive. Zhabina tha se ka ish-deputetë të këtij parlamenti që kanë faturuar kompaninë “Bankers” në miliona euro dhe në dosje janë të përfshirë “Raiffeisen Bank” dhe është i përfshirë biznesmeni...