Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Alarm për antibiotikët! OBSH: 1 në 6 infeksione është rezistent ndaj trajtimit
Një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator janë rezistente ndaj trajtimeve me antibiotikë, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke bërë thirrje që ilaçet të përdoren më me kujdes. “Rezistenca ndaj antibiotikëve u rrit në rreth 40% të mostrave të monitoruara”, tha agjencia e shëndetësisë e OKB-së në një raport të bazuar në të dhëna nga më shumë se 100 vende midis viteve 2016-2023. “Rezistenca anti mikrobike po tejkalon përparimet në mjekësinë moderne, duke kërcënuar shëndetin e familjeve në të gjithë botën“, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë që shoqëronte raportin. “Ne duhet t’i përdorim antibiotikët me përgjegjësi dhe të sigurohemi që të gjithë të kenë qasje në ilaçet e duhura, diagnostikimin me cilësi të garantuar dhe vaksina“-...