Korrupsioni në zgjedhje, Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim

Korrupsioni në zgjedhje, Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim

Altin Dumani TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, foli edhe për shit-blerjen e votës në zgjedhje dhe efikasitetin e Task-Forcës për krimin zgjedhor gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Dumani u shpreh se Task-Forca ka vend për përmisim, por nuk ka dështuar. Kreu i SPAK tha se çdo denoncim është vlerësuar dhe për çdo pretendim ka nisur veprimet hetimore. Dumani bëri me dije se në kuadër të hetimeve u mor i pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv, ndërsa një tjetër është nën hetim, por pa përmendur emër.  “Ne krijuam Task-Forcë për krimin zgjedhor. Nuk mund të them se Task-Forca ka dështuar, patjetër ka vend për përmirësim. Ne kemi marrë çdo denoncim të marrë dhe SPAK ka regjistruar procedime penale, në rastet ku ka pasur...