Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Autostrada Tiranë-Durrës shkakton trafik të rënduar në kryeqytet, Policia sugjeron rrugët alternative
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar të hënën për një trafik të rënduar brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij, për shkak të mbylljes së përkohshme të një pjese të Autostradës Tiranë–Durrës. Bllokimi i qarkullimit erdhi si rrjedhojë e nisjes së projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit”. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, duke menaxhuar qarkullimin. Policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se punimet do të zhvillohen me segmente, me një kohëzgjatje të llogaritur prej 1 deri në 2 ditë për çdo...