“Përballemi me presion politik dhe nga krimi”, Dumani liston shqetësimet e SPAK para deputetëve

“Përballemi me presion politik dhe nga krimi”, Dumani liston shqetësimet e SPAK para deputetëve

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka nisur raportimin e tij vjetor në Komisionin e Ligjeve, ku ka bërë një pasqyrë të hollësishme të punës së institucionit për vitin 2024. Në fjalën e tij, Dumani ka listuar një sërë problematikash me të cilat SPAK është përballur gjatë vitit, duke kërkuar vëmendje institucionale dhe ndryshime ligjore për të garantuar efikasitetin dhe pavarësinë e mëtejshme të strukturës. Dumani ka ngritur shqetësimin për presionin e jashtëm që vjen nga faktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar. Sipas tij, këto presione rrezikojnë drejtpërdrejt integritetin institucional të SPAK dhe të prokurorëve të tij. Ai kërkoi një reagim të koordinuar për mbrojtjen e institucionit dhe garantimin e pavarësisë së tij në kryerjen e...