Raportimi vjetor në Komisionin e Ligjeve, Dumani: Janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri gjatë vitit 2024

Raportimi vjetor në Komisionin e Ligjeve, Dumani: Janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri gjatë vitit 2024

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se gjatë vitit 2024 SPAK ka qenë i fokusuar në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare. Sipas tij SPAK ka sekuestruar 65.5 milionë euro pasuri të krimit gjatë vitit 2024 Këto shifra Dumani i raportoi në mbledhjen e përbashkët të komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat Qytetare. Ai shtoi se është forcuar bashkëpunimi me Europol dhe Eurojust. Dumani: SPAK ka pasur në vëmendje ndjekjen e rekomandimeve. Sa i takon rekomandimit për sekuestrot, janë sekuestruar 65.5 mln euro pasuri gjatë vitit 2024, 60% më shumë se në vitin 2013. Rekomandimi numër 3 i OSBE, SPAK forcoi bashkëpunimin me Europol, Eurojust. Sa i takon rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë, lidhur me rekomandimin nr.1 për prioritizimin e...