“Kemi goditur 10 nga 16 grupe kriminale të identifikuara”, Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nga Dubai ekstraduam 8 persona në 2025

“Kemi goditur 10 nga 16 grupe kriminale të identifikuara”, Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nga Dubai ekstraduam 8 persona në 2025

Dumani: Grupet janë aktive në disa shtete të BE, si Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Norvegji. Këto grupe blejnë kokainë në Amerikën Latine. Grupet janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik. Gjatë 2024 janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë provuar në gjykatë për aktivitetin e tyre. Karakterizohen nga strukturë hierarkike, përdorimi i komunikimeve të koduara, dhe pastrimi i parave. Janë aktive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë Kanë vijuar hetimet me 27 skuadra të përbashkëta hetimore me ndërkombëtarët. Ekzekutimi i kërkesave nga autoritetet e huaja është 80%. Komunikimi me kolegët europian dhe ndërkombëtar është forcuar në luftën para krimit dhe korrupsionit. Sfidë ngelet ngritja e një njësie analize për ...