Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kryeministri i ri i Francës anulon reformën më të rëndësishme të Presidentit Makron për të shpëtuar qeverinë dhe vendin nga kriza
Këtë pasdite në Parlamentin francez luhej faqja më e rëndësishme e historisë së Francës që nga De Goli, kur hodhi themelet e Kushtetutës aktuale më 1959. Kryeministri i tretë i emëruar nga Makron brenda një viti, Sebastian Lecornu, qeveria e të cilit zgjati vetëm 14 orë para një jave, kishte sot një shans të dytë dhe të fundit që deputetët francezë mos t’i rrëzonin një qeveri sërish të re. Ai u paraqit në orën 15:00 para Asamblesë Kombëtare të Francës, për fjalimin inauguruar të qeverisë së re dhe prioriteteve të saj buxhetore. Nëse 289 deputetë votojnë kundër, shumica absolute për një mocion mosbesimi arrihet, qeveria Lecornu 2 bie në çast dhe Franca shkon në zgjedhje të parakohshme, ku partia e Le Pen-it ka fitoren të...