Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Si jetonin shqiptarët në shek. XVII?/ Ja çfarë shkruante funksionari i lartë osman…
Evlija Çelebi (1611-1684) ishte funksionar i lartë i oborrit të sulltanit me detyrën e inspektorit për të raportuar për gjendjen e krahinave të Perandorisë Osmane. Gjatë viteve 1640-1676 bëri udhëtime të shumta në viset e Perandorisë Osmane e në vendet fqinje të saj dhe hartoi veprën në 10 vëllime në gjuhën turke “Sejjahnname” (Libri i udhëtimeve) të cilën e përfundoi në Kajro. Evlija Çelebi ka udhëtuar në Shqipëri 3 herë. Udhëtimin e parë e bëri në Kosovë në dhjetor të vitit 1660, në Shqipërinë e Veriut, ndërsa në nëntor të vitit 1670 nëpër Shqipërinë e Jugut. Vepra është burim kryesor me vlera të rëndësishme per kohën. Ajo përmban material të pasur për historinë, gjeografinë, folklorin dhe kulturën e krahinave që vizitoi. Në vepër jepen itineraret...