Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qëlluan banesën inspektorit të pyjeve, kapen dy 16-vjeçarë, ja vendi ku kishin fshehur armën
Dy 16-vjeçarë nga Pogradeci janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese, duke goditur shtëpinë e një 42-vjeçari, i cili rezulton të jetë inspektor pyjesh pranë bashkisë së Pogradecit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në muajin maj të këtij viti. Dy të rinjtë dyshohet se pas të shtënave kanë shkuar në varrezat e qytetit, ku kanë hapur një varr të braktisur dhe kanë fshehur aty armën e krimit, një automatik të llojit kallashnikov. Gjatë kontrollit të kryer nga forcat e rendit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak dhe gëzhoja arme model 56. Njëri nga të arrestuarit rezulton të jetë person i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i proceduar...