Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vriten katër palestinezë në Gaza, ushtria izraelite: Shkelën vijën e verdhë të sigurisë
Duket se paqja nuk ka ardhur ende në Gazë. Vetëm një ditë pas nisjes së zbatimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, katër persona janë vrarë nga forcat e ushtrisë. Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit tha se “një numër të dyshuarish u identifikuan teksa kaluan Vijën e Verdhe dhe iu afruan forcave të IDF që po operonin në veri të Rripit të Gazës, gjë që përbën shkelje të marrëveshjes.” Vija e Verdhe është kufiri ku trupat izraelite janë tërhequr sipas planit të armëpushimit të presidentit amerikan Donald Trump. Më tej, në deklaratë thuhet se janë bërë përpjekje për t’i larguar të dyshuarit, por sipas zyrtarit izraelit, ata nuk u përgjigjën dhe vazhduan të afroheshin ndaj forcave, të cilat...