Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ndodhur në sallën e gjyqit më 6 tetor. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, rezulton se pranë sallës nr. 3 kanë hyrë Gjon Shkambi dhe nipi i tij, Elvis Shkambi, si dhe Ragip dhe Ervis Kurtaj. Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri të tipit pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit. Njëkohësisht, pas këtij veprimi, Elvis Shkambi ka drejtuar pistoletën ndaj Ragip Kurtajt dhe Ervis Kurtajt, të cilët tentuan të largohen nga salla, dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të tyre. Si pasojë, Ervis Kurtaj është dëmtuar...