No Image Available

Qëlluan me armë banesën e inspektorit të pyjeve, arrestohen dy 16-vjeçarët, kallashnikovin e fshihnin në varreza

arma e sekuestruar POGRADEC- Dy të rinj të moshës 16-vjeç kanë rënë në prangat e policisë në Pogradec, pasi dyshohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, Mirian Berberi, në maj të këtij viti. Ky i fundit rezulton inspektor pyjesh në Progradec. Sipas hetimeve, dy të rinjtë posedonin një armë zjarri kallashnikov të cilën e mbanin të fshehur në një varr në varrezat e qytetit të Pogradecit, municion luftarak dhe një dorezë metalike. 16-vjeçarët M.K dhe J.H, akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", “Dhunimi i varreve", të kryera në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". Njoftimi: Pogradec/ Qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës së një 42-vjeçari, në...