Trump zemërohet me kopertinën e Time: “Shkrimi i mirë, por fotoja katastrofë”

Trump zemërohet me kopertinën e Time: “Shkrimi i mirë, por fotoja katastrofë”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kritikuar ashpër revistën “Time”, e cili megjithëse shprehu kënaqësi me përmbajtjen e artikullit mbi marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme, e denoncoi foton si “më të keqen e të gjitha kohërave”. Kopertina u zbulua të hënën në mbrëmje. Me titullin “Triumfi i Tij”, Donald Trump shihet në një foto nga një kënd i ulët, duke shikuar lart dhe me dritë të ndritshme në sfond, duke e bërë të duket sikur është i rrethuar nga një aureolë. “Revista Time shkroi një artikull relativisht të mirë për mua, por fotografia mund të jetë më e keqja e të gjitha kohërave”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social të martën në mëngjes. “Më ‘zhdukën’ flokët dhe pastaj më vunë diçka që...