Vrasja e gjyqtarit/ Olsian Çela: Sistemi i sigurisë me Ilirjan Guard dështoi, kërkohet prani e Policisë së Shtetit

Vrasja e gjyqtarit/ Olsian Çela: Sistemi i sigurisë me Ilirjan Guard dështoi, kërkohet prani e Policisë së Shtetit

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka ngritur shqetësimin për mungesën e kushteve të duhura të sigurisë në gjykata dhe prokuroritë e vendit, pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit. Duke folur në një seancë të posaçme të komisionit parlamentar, Çela tha se situata aktuale kërkon rivlerësim të plotë dhe se është ndërmarrë tashmë një nismë ndërinstitucionale për përmirësimin e kushteve të sigurisë. “Patjetër që në gjykata kushtet nuk janë optimale. Kemi nisur një proces konsultimi për të vlerësuar se si mbrojmë këto institucione. Ka nevojë për riorganizim të thellë”, tha Çela. Ai vuri në dukje se angazhimi i kompanisë private “Ilirjan Guard” për sigurimin e perimetrit të jashtëm të gjykatave dhe prokurorive nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. “Ky...