Olsian Çela kundër Kodit të ri Penal: Po mirë mo, si paskemi jetuar në paligjshmëri, ku do ikim?

Olsian Çela kundër Kodit të ri Penal: Po mirë mo, si paskemi jetuar në paligjshmëri, ku do ikim?

Olsian Çela TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela kritikoi ashpër Kodin e ri Penal në Komisionin e Ligjeve. Çela theksuar se teknika e përdorur për hartimin e Kodit nuk është në lartësinë e duhur. Sipas tij drafti nuk ka një analizë dhe nuk paraqet asnjë reflektim të nevojave të shoqërisë. Olsian Çela: Për Kodin Penal unë kam mbajtur një qëndrim që është parimor. Nuk dua të hyj në detaje, por si jurist, praktikues i ligjit dhe pozicionit pastaj, më takon të përfshihem. Nëse doni të pyesni prokurorë, gjykatës, se cilat janë problemet me kodin që kemi. Kjo është pikënisja. Ende unë sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet që ka ky Kod, që ka zgjetur zbatim prej 1995-ës dhe aplikohet pa probleme serioze nga gjykatat dhe prokuroritë. Në mungesë të...