Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mos e humbni vrullin për paqen”, Presidenti ukrainas u bën thirrje udhëheqësve të botës: Jepini fund luftës në Evropë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të mos e humbasin vrullin për avancimin e paqes, duke e lidhur këtë me përparimin e fundit në Lindjen e Mesme, pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. “Lufta në Evropë gjithashtu mund të marrë fund”, deklaroi Zelenskyy, duke theksuar se roli dhe lidershipi i Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve ndërkombëtarë janë vendimtarë për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj Ukrainës. Në një postim në platformën X, presidenti ukrainas bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë afro njëorëshe me presidentin finlandez, Alexander Stubb, gjatë së cilës u diskutua koordinimi i qëndrimeve për paqen dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. “Tani, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po mbaron, është e rëndësishme të mos humbasim...