Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Na mbështesni në të drejtën tonë’/ Shoqata Mikrobirrarive Artizanale kërkon rishikimin e taksimit të akcizës
Përfaqësuesi i ‘Shoqata Mikrobirrarive Artizanale Shqiptare’, Xhimi Begeja i ka bërë thirrje institucioneve të shtetit për rishikimin e modelit të taksimit të akcizës për prodhuesit e vegjël të birrës vendase (deri në 10,000 HL/vit) në kuadrin e Paketës Fiskale 2026. Në reagimin publik e bërë në Facebook, Begeja thekson se ‘në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të industrisë vendase dhe përafrimit me acquis communautaire të BE-së, kërkohet që Ministria e Financave të marrë në shqyrtim korrigjimin e modelit aktual të akcizës për birrën prodhim vendas, duke parashikuar trajtim të diferencuar fiskal për prodhuesit deri në 10,000 HL në vit’. Postimi i plotë: NA MBËSHTESNI NË TË DREJTËN TONË Në kuadër të përgatitjeve për buxhetin e ri 2026-të Shoqata Mikrobirrarive Artizanale Shqiptare i dergon institucioneve të...