Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Raporti i KLSH-së për Onkologjikun/ PD kërkon mocion me debat në Kuvend
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë kërkesë zyrtare Kuvendit për zhvillimin e një mocioni me debat për shërbimin onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në kërkesën e grupit parlamentar të PD-së thuhet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën në të cilën ndodhet shëndetësia dhe veçanërisht shërbimi onkologjik. Sipas tyre, raporti i KLSH-së evidenton dhe fakton shqetësimet e ngritura dhe denoncimet e të sëmurëve me kancer për mungesën e barnave, përdorimin e barnave të skaduara, mungesën e kontrolleve laboratorike, si dhe ofrimin e shërbimit në kohë. Kërkesa zyrtare është firmosur nga deputetët: Bardh Spahia, Manjola Luku, Klit Hoti, Tritan Shehu, Erisa Xhixho, Ledina Alolli dhe Eno Bozdo.