QKK në Marketin Italian të Audiovizualit, prezantohet dhe projekti “Diell i ftohtë” nga regjisori Gentian Koçi

QKK në Marketin Italian të Audiovizualit, prezantohet dhe projekti “Diell i ftohtë” nga regjisori Gentian Koçi

Nga Julia Vrapi Marketi Italian i Audiovizualit një hapësirë për bashkëpunime mes profesionistëve të industrisë së filmit, ku pjesë ishin edhe kineastët nga Shqipëria. Për herë të parë QKK mori pjesë në MIA, Mercato Internazionale Audiovisivo, Romë, ngjarje që ofron një hapësirë për bashkëpunime kinematografike. Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) që në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit mori pjesë në Marketin Italian të Audiovizualit shprehet dhe për rëndësinë e tij. “Kjo ngjarje e rëndësishme ofron një hapësirë të shkëlqyer për bashkëpunime dhe rrjetëzim mes profesionistëve të industrisë së filmit”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në faqen e saj, ku janë ndarë dhe foto nga kjo pjesëmarrje. Në Marketin Italian të Audiovizualit ishte i pranishëm edhe regjisori i njohur Gentian Koçi, i cili sipas...