Gjermania do të lejojë pensionistët të fitojnë deri në 2,000 euro në muaj pa taksa

Gjermania do të lejojë pensionistët të fitojnë deri në 2,000 euro në muaj pa taksa

Kancelari Friedrich Merz synon të rigjallërojë ekonominë dhe të përballet me sfidat e mungesës së fuqisë punëtore.Gjermanët që zgjedhin të vazhdojnë punën pas moshës së pensionit do të mund të fitojnë deri në 2,000 euro në muaj pa paguar taksa, në kuadër të nismës së kancelarit Friedrich Merz për të luftuar mungesën e fuqisë punëtore dhe për të ringjallur ekonominë më të madhe të Europës.Sipas projektligjit, qeveria vlerëson se masa do t’i kushtojë buxhetit rreth 890 milionë euro në vit, duke filluar nga 1 janari 2025. E ashtuquajtura “skemë e pensionit aktiv” është një nga zotimet kryesore të fushatës së Merz dhe pritet të miratohet nga koalicioni i tij me socialdemokratët të mërkurën.Koalicioni synon të zbusë efektet e plakjes së popullsisë gjermane, teksa ekonomia përballet...