Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

Ish-ministri Ilir Beqaj kërkon Diellën në burg

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella u përmend nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai i kërkoi gjykatës procesverbalin e seancës gjyqësore në të cilën SPAK rikualifikoi akuzën ndaj tij, ndërsa nga trupi gjykues ju tha se procesverbal ishte regjistrimi në audio i seancës. ”Mirë ne, por klienti si ta dëgjojë CD-në”, pyeti gjykatën avokati i Beqajt. Ish-ministri nga kafazi tha se ”Do na duhet një Diella edhe këtu. Atëherë kërkoni edhe një kompjuter për mua në burg”. Seanca gjyqësore u shty për të dytën herë radhazi për t’i dhënë kohë avokatëve të verifikojnë nëse i kanë të gjitha aktet e dosjes, plot 600 fashikuj në total. Seanca e radhës do të mbahet më 30 tetor.