I armatosur me hark dhe thikë – arrestohet në doganë shtetasi i huaj që tentonte të hynte në Shqipëri

I armatosur me hark dhe thikë – arrestohet në doganë shtetasi i huaj që tentonte të hynte në Shqipëri

Policia kufitare greke ka arrestuar një shtetas të huaj në pikën kufitare të Mavromatios në Thesproti, pranë doganës së Qafë-Botës, në momentin që po largohej nga Greqia për të hyrë në territorin shqiptar. Sipas raportimit të medias greke Protothema, gjatë kontrollit rutinë, autoritetet doganore i gjetën të arrestuarit një hark me 21 shigjeta dhe një thikë me gjatësi totale prej 28 centimetrash. Mjetet u sekuestruan menjëherë nga autoritetet. Shtetasi i huaj është shoqëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë, ku po merret në pyetje lidhur me posedimin e armëve dhe qëllimin e udhëtimit të tij të armatosur drejt Shqipërisë. Policia greke nuk ka bërë ende publike identitetin apo kombësinë e personit të arrestuar. Ndërkohë, mbeten të paqarta rrethanat dhe motivet e transportimit të...