“Ishte për Kosovën”/ Reagon heroi i ndeshjes me Serbinë, Rei Manaj, ja mesazhi që pëcolli…

“Ishte për Kosovën”/ Reagon heroi i ndeshjes me Serbinë, Rei Manaj, ja mesazhi që pëcolli…

Pas një nate historike për Kombëtaren shqiptare, Rey Manaj është shndërruar në simbolin e fitores ndaj Serbisë. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol spektakolar që jo vetëm i dha Shqipërisë tri pikët, por edhe mbeti në kujtesën e gjithë shqiptarëve si një moment krenarie kombëtare. Festa me shqiponjë dhe mesazhi emocional që pasoi, e kanë bërë Manajn një figurë të dashur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e diasporë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj e bëri të qartë se kjo fitore kishte një dedikim të veçantë: “Kjo fitore është për ta”, – shkroi ai në një video ku shfaqej duke festuar golin dhe fëmijët e Kosovës në luftë.