Martin Camaj, poeti që u përndoq/ Nuk bashkëpunoi me sigurimin e shtetit, zbardhet e vërteta në 100 vjetorin e lindjes

Martin Camaj, poeti që u përndoq/ Nuk bashkëpunoi me sigurimin e shtetit, zbardhet e vërteta në 100 vjetorin e lindjes

Shkrimtari Martin Camaj nuk bashkëpunoi asnjëherë me ish-Sigurimin e Shtetit është konkluzioni i një hetimi të gjerë të bërë nga Autoriteti i Dosjeve për dosjen e tij, që për habi u hap 10 vite pas arratisjes së poetit në 1948, së bashku me Gjon Destanishën dhe Lazër Marku, që ish-Sigurimi I kërkoi t’i spiunonte. “Sigurimi i Shtetit ka qenë një institucion represiv, një institucion që nuk i donte shqiptarët, nuk i donte jokomunistët, dhe ne shohim një dosje që është krijuar 10 vite pasi është arratisur Martin Camaj, shohim një dosje që është përpiluar për një armik të Sigurimit të Shtetit”, shprehet Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit të Dosjeve. Camaj nuk iu nënshtrua terrorit ideologjik dhe shtegtoi jashtë vendit, nga ku ndiqte me shumë ndjeshmëri...