Trump pas marrëveshjes në Lindjen e Mesme: Tani fokusi te armëpushimi Rusi–Ukrainë

Trump pas marrëveshjes në Lindjen e Mesme: Tani fokusi te armëpushimi Rusi–Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se pas arritjes së paqes Hamas-izrael, tani dëshiron të përqendrohet te Rusia dhe lufta e saj kundër Ukrainës.  Një armëpushim i mundshëm për Ukrainën dhe hapat e mëtejshëm ka të ngjarë të diskutohen në një takim midis Volodymyr Zelensky dhe Presidentit Trump të premten në Uashington, siç u konfirmua nga presidenti i Ukrainës. “Mendoj se duhet të diskutojmë renditjen e hapave që dua t’i propozoj Presidentit Trump”, u tha Zelensky gazetarëve të hënën. Duke iu drejtuar parlamentit izraelit ditën e djeshme, Trump tha se përpjekjet e tij për paqe nuk kanë përfunduar ende dhe se më pas ai dëshiron që Rusia t’i japë fund luftës së saj kundër Ukrainës. “Do të ishte shumë mirë nëse do të...