Korçë/ Policia arreston 30-vjeçarin pasi ishte arratisur nga burg

Korçë/ Policia arreston 30-vjeçarin pasi ishte arratisur nga burg

Një 30-vjeçar i cili u arratis nga burgu, është arrestuar në Korçë nga policia. Sipas burimeve, 30-vjeçari K.A është banues në Korçë dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale si “armëmbajtja pa leje”, “prodhimi i armëve pa leje” dhe “arratisja nga burgu”. Autoritetet po hetojnë këtë rast dhe mund të rëndojnë masën e dënimit ndaj 30-vjeçarit.