Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            ‘Krimi po përcakton deputetët në parlament’, Bylykbashi: Mosndëshkueshmëria është masive
                            Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi në Komisionin e Ligjeve është shprehur se krimi po përcakton deputetët në parlament. Bylykbashi u shpreh se një nga arsyet pse po rritet krimi zgjedhor në mënyrë galopante është se perceptimi i mosndëshkueshmërisë është masiv. “Krimi zgjedhor reflektohet gjithnjë e më shumë si problem i rëndësishëm në mënyrën se si ne bëjmë zgjedhjet por si formohet parlamenti. Krimi i organizuar po përcakton deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe kur e gjejnë ata rrugën do e gjejnë dhe faktorë të huaj kundërshtarë të Shqipërisë që të kenë dhe ata përfaqesuesit e tyre. Një nga arsyet pse po na rritet krimi zgjedhor në mënyrë galopante është se perceptimi i mosndëshkueshmërisë është masiv”, tha Bylykbashi.