INSTAT, Dhuli: Censi i Bujqësisë do të nisë në vjeshtën e 2026, kostoja e mbulimit 920 mln lekë

INSTAT, Dhuli: Censi i Bujqësisë do të nisë në vjeshtën e 2026, kostoja e mbulimit 920 mln lekë

Në muajt shtator-tetor 2026 pritet të nisë Censi i Bujqësisë. Kostoja e mbulimit parashikohet 920 milionë lekë, por realizimi varet nga miratimi i projektligjit në Kuvend, deklaroi drejtuesja e Instat, Elsa Dhuli në Komisionin e Ekonomisë.“Censi i Bujqësisë është planifikuar të zhvillohet në përputhje me rekomandimet e organizatës botërore të bujqësisë për raundin e censeve 20:20 dhe në bazë të rregullores të Komisionit Europian mbi statistikat e integruara të fermave.Aktualisht strategjia e tij është në proces miratimi zyrtar. Varet nga miratimi i projektligjit, që është konsultuar. Aktualisht po bëhen reflektime për këtë cens.Lidhur me koston e mbulimit, parashikohet kosto 9.2 milionë euro, që janë kërkuar nga buxheti i shteti, ose 920 milionë lekë. INSTAT po bashkëpunon me MBZHR për të realizuar këtë proces, me të...