Rama: Startup-et dhe inovatorët do kenë akses në institucionet shtetërore për zgjidhje me IA

Rama: Startup-et dhe inovatorët do kenë akses në institucionet shtetërore për zgjidhje me IA

Në një nismë të rëndësishme për zhvillimin teknologjik të rajonit, Hackathon & Investment Forum EU–WB6 mblodhi në Tiranë të rinj inovatorë, startup-e dhe investitorë nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian. Qëllimi i këtij eventi është të nxisë zgjidhje digjitale që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja në fushën e teknologjisë dhe investimeve.Kryeministri Edi Rama, gjatë hapjes së aktivitetit, vlerësoi rëndësinë e krijimit të një hapësire bashkëpunuese ndërmjet qeverisë dhe sipërmarrësve të rinj në teknologji. Ai theksoi se qeveria është e përkushtuar për të hapur dyert e institucioneve publike ndaj inovatorëve, duke vënë në dispozicion të dhëna dhe statistika zyrtare që mund të shërbejnë si bazë për zgjidhje të reja përmes inteligjencës artificiale.Ai bëri të ditur...