Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Arlinda Pogaj e OBP i jep familjes Qefalia tenderat e ushqimeve për “Ushtarakun” dhe “Maternitetin”
Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka shpallur brenda të njëjtës ditë dy tendera të majmë për shpërndarjen e ushqimeve në spitale. Sipas dokumenteve, “supën” në Spitalin Ushtarak dhe Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” do e shpërndajnë familja Qefalia dhe Kalaja, të cilët zotërojnë nga 50 % të aksioneve të firmës “Dajti Park 2007”, dikur me emrin “Vllaznia”. E njëjta firmë është hetuar, teksa pronarët e saj në vitin 2018, janë dënuar për “groshët” e të burgosurëve. Koha ka kaluar dhe si duket ka “shëruar plagët” e firmës dhe pronarëve, të cilët kanë lidhje të forta me mazhorancën. Ish-pronari Ylber Kalaja u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2.5 vite burg, në muajin korrik 2018. Menjëherë pas kësaj mase dënimi, Ylberi firmosi në dokument që i falte djalit...