Çela në Komision: Tirana numrin më të lartë të krimeve, rritje e të dënuarve për korrupsion

Çela në Komision: Tirana numrin më të lartë të krimeve, rritje e të dënuarve për korrupsion

Olsian Çela TIRANË-Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë vjetore të vitit 2024. Prokurori ka deklaruar se në kuadër të raportit, numri më i lartë i krimeve kundër jetës të kryera me dashje është në Tiranë, regjistruar përkatësisht rreth 30 % e totalit, ndjekur më pas nga Korça, ndërsa numri më i ulët është në Dibër. Në fjalën e tij, Çela ka treguar se bilancet e procedimeve dhe arrestimeve lidhur me veprat penale të korrupsionit apo pastrimit të produkteve penale janë në nivele të larta. Olsian Çela: Sa i përket arsyeve të rritjes së numrit të procedimeve, është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ka ardhur nga një tendencë e rritjes së fenomeneve të dhunës në përgjithësi, apo nga një rritje e ndërgjegjësimit...