Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hamasi nuk dorëzon të vdekurit, zemërim në Izrael për moszbatimin e marrëveshjes. Paqartësi edhe në Gaza
Një ditë pas zbatimit të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit falë të cilës 20 pengje të gjallë izraelitë dhe qindra të burgosur arritën mes emocionesh të mëdha të bashkohen me familjet e tyre, pasiguria po rrethon hapat e mëtejshëm për Gazën. Ndërsa të afërmit e pengjeve të liruar të hënën gëzojnë, ata që presin eshtrat e familjarëve të tyre të vdekur, shprehën zemërim që vetëm 4 prej 28 kufomave u dorëzuan gjatë shkëmbimit. Marrëveshja e armëpushimit, e publikuar nga media izraelite, duket se ka pranuar se Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze mund të mos jenë të aftë ta gjejnë brenda afatit të caktuar se ku janë të gjitha eshtrat. Testet mjeko-ligjore po kryhen tani për të kontrolluar identitetin e katër trupave që...