Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
LIVE/ Krerët e Drejtësisë raportojnë në Kuvend. Kryeprokurori: Përgjuam mbi 2 mijë persona. Kodi i ri Penal, represiv. Lamallari përplaset me deputetët e PD për Soros
Prej orës 10:00 të ditës së sotme, krerët më të lartë të Drejtësisë kanë nisur raportimet në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me punën e bërë gjatë vitit 2024. I pari që u ul përpara deputetëve ishte ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili e mori detyrën rreth një muaj më parë. Gjatë raportimit ai u përplas me deputetët demokratë, të cilët e pyetën nëse ishte produkt i Soros, ndërkohë që ministri u shpreh se gjatë kohës së ndjekjes së studimeve, e vetmja mundësi për të ndjekur shkollën ishte mbështetja përmes organizatave të huaja. Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi se mbi 2 mijë persona janë përgjuar gjatë vitit 2024 në kuadër të hetimeve të ndërmarra....