9.2 milionë euro për Censin e Bujqësisë/ Afati shtyhet sërish, këtë herë fati i tij varet nga Kuvendi

9.2 milionë euro për Censin e Bujqësisë/ Afati shtyhet sërish, këtë herë fati i tij varet nga Kuvendi

Vjeshtën e vitit të ardhshëm pritet të nisë Censi i Bujqësisë, por realizimi i këtij procesi në kohë do të varet edhe nga miratimi i projektligjit në Kuvend. Në komisionin e Ekonomisë drejtuesja e Institut të Statistikave Elsa Dhuli tha se kostoja për të numëruar sipërfaqen e tokës që mbillet dhe me çfarë, si dhe për të regjistruar numrin e bagëtive, do të duhen 9.2 milionë euro, që janë kërkuar si financim nga buxheti i shtetit. “Sa i takon censit të bujqësisë, aktualisht strategjia e tij është në proces miratimi zyrtar. Varet nga miratimi i projektligjit, që është konsultuar. Aktualisht po bëhen reflektime për këtë cens. Parashikohet kosto 9.2 milionë euro, që janë kërkuar nga buxheti i shteti. INSTAT po bashkëpunon me MBZHR për të...