Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Dronë në qiell, tension në tokë
Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, përballet me protesta antiqeveritare në Beograd, në Prishtinë formimi i institucioneve të reja zhargitet prej muajsh. Por, përtej krizave të brendshme në të dyja vendet, retorika për sigurinë po bëhet gjithnjë e më e ashpër, duke ngritur pyetje për rrezikun real dhe përfituesit e mundshëm. Javën e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, Ozkan Ulutash, për të diskutuar, siç tha, kërcënimet nga dronët serbë. Si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in për të parandaluar çdo veprim destabilizues nga Serbia. Në fund të muajit të kaluar, zyrtarët e Kosovës raportuan se hapësira ajrore e vendit ishte shkelur nga dronë të dyshuar serbë,...