Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Projektligji për mbetjet/ Ministri i Mjedisit: Do rriten gjobat për ndotjen
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Sofjan Jaupaj, në mbledhjen e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm këtë të martë, u shpreh se në projektligj është vendosur dhe shqyrtimi për rritjen e gjobave kundrejt ndotjes ndaj mjedisit. Sipas tij, gjobat që parashikohen mund të duken të larta, por nuk janë të tilla në krahasim me dëmet e parikuperueshme që i shkaktohen mjedisit. “Ato gjoba që mund të konsiderohen të larta, lidhen me persona fizikë dhe juridikë që ushtrojnë funksione të lidhura me menaxhimin e mbetjeve. Ata duhet të ndjekin një proces të qartë dhe një protokoll për mënyrën se si i menaxhojnë mbetjet. Në disa raste, dëmet kanë qenë të parikuperueshme dhe kërkojnë vite për t’u riparuar.”- u shpreh Jaupaj. Ministri sqaroi gjithashtu...