Pas 3 muajsh në koma, ndërron jetë heroi që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë

Pas 3 muajsh në koma, ndërron jetë heroi që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë

Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i riu që shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur. Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit mrekullisht të fëmijëve. I ndjeri ishte punonjës i OSSH ndërsa lajmi është bërë i ditur nga drejtori i OSHEE Shkodër. Në një reagim publik, ai shprehu ngushëllimet në emër të gjithë stafit, duke e kujtuar të ndjerin për përkushtimin, profesionalizmin dhe mirësinë që e karakterizonte. ”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja. Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në...