Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Nesreen Hamad pret me padurim lajme të tjera nga bashkëshorti. Ndërsa ajo dhe tre fëmijët e tyre qëndruan në vendstrehimin në qendër të Rripit të Gazës, ai nisi udhëtimin e mundimshëm për në Sheikh Radwan, një lagje në veri të qytetit të Gazës: “Bashkëshorti shkoi në shtëpinë tonë sot [e dielë 12.10.]. E dinim që ishte bombarduar, por duke e parë me sytë tanë, ishte edhe më e dhimbshme”, tha Hamadi për DW në telefon. Shtëpia është e shkatërruar plotësisht dhe pjesa më e madhe e lagjes gati nuk njihet më. Bashkëshorti i Nesreen është midis dhjetëra mijëra njerëzve që u kthyen në shtëpi pasi Izraeli njoftoi armëpushimin të premten pasdite. Videot treguan një valë në dukje të pafundme njerëzish që ecnin, kryesisht në këmbë, përgjatë rrugës bregdetare drejt Rripit verior të Gazës,...