Shkelet armëpushimi? Izraeli hap zjarr në veri të Gazës, gjashtë palestinezë të vrarë

Shkelet armëpushimi? Izraeli hap zjarr në veri të Gazës, gjashtë palestinezë të vrarë

Të paktën gjashtë palestinezë janë vrarë të martën, pasi ushtria izraelite hapi zjarr në veri të Rripit të Gazës, njoftuan autoritetet shëndetësore të enklavës. Ushtria izraelite tha se ka hapur zjarr ndaj disa personave të dyshuar që ishin afruar pranë forcave të saj, duke përbërë “një kërcënim të menjëhershëm”, raporton Reuters. Autoritetet lokale në Gaza bënë të ditur se incidentet ndodhën në dy zona të ndryshme të enklavës. Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi Hamas liroi pengjet e fundit izraelitë të mbijetuar, ndërsa Izraeli dërgoi në shtëpi dhjetëra të burgosur palestinezë, në zbatim të marrëveshjes së armëpushimit. Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump shpalli përfundimin e luftës dyvjeçare që ka tronditur Lindjen e Mesme./vizionplus.tv