Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Rusia e Putinit, rob i së kaluarës”/ “Forged by War” nga historiani anglez: Pozicioni i Moskës është tragjedia e saj. Përdorimi i shtrembëruar i historisë…
Historiani anglez Mark Galeotti ka botuar librin e tij të fundit, të titulluar “Forged by War” ose në shqip “I farkëtuar nga lufta”, ku thotë se Rusia nuk është përballur kurrë vërtet me demonët e së kaluarës së saj. Vetë titulli shpreh tezën: si konflikti dhe një kuptim i keqkuptuar i historisë kanë formësuar thellësisht evolucionin e Rusisë, duke krijuar një mentalitet luftënxitës dhe agresiv që pjesa më e madhe e botës po e vë në pikëpyetje, shkruan Corriere della Sera. “Kur jepja mësim në Moskë, gjithmonë më mahniste pasioni i studentëve për historinë. Studentët e dinin me hollësi se sa tanke u përdorën në Betejën e Kurskut gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ndryshimet në strategji midis komandantëve Zhukov dhe Konev. Por ata nuk...