Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Aman ku është kryeministri ta puth njëherë”, Manja i përgjigjet Korreshit: Ti nuk e arrin dot
Batutat dhe ironitë mes anëtarëve nuk kanë munguar edhe këtë herë në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Drejtuesi i komisionit Ulsi Manja dhe anëtarit të PD, deputetit Saimir Korreshi nuk e kanë kursyer aspak njëri-tjetrin. Teksa Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit, i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente. Pjesë nga dialogu Manja: Ju lutem, me kujdes dhe shkurt, se çdo referencë e merr nga Lushnja. Aman lëre Lushnjën, se kush ia ka parë hajrin tokës. Korreshi: Po i lë të gjithë kolegët, se ka shumë penalistë dhe gjyqtarë. Do rri te zanati im. Unë me tokën jam marrë o Ulsi. Për...