Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Një vit pas vdekjes së Liam Payne, familja e tij dhuron para për fëmijët e sëmurë me kancer
Gati një vit pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit Liam Payne, emri i tij vazhdon të frymëzojë mirësi dhe solidaritet. Familja e artistit, i cili vdiq tragjikisht në moshën 31-vjeçare në Buenos Aires më 16 tetor të vitit të kaluar, ka arritur të mbledhë afro 290 mijë euro përmes një fushate donacionesh në ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri. Fushata nisi në nëntor, gjatë funeralit të këngëtarit, ku familja bëri thirrje që kushdo që donte të nderonte kujtimin e Liamit, ta bënte këtë përmes një donacioni. Edhe pse faqja zyrtare e JustGiving shfaq shifrën 39,400 euro, burime pranë organizatorëve bëjnë të ditur se shuma totale ka arritur në gati 290 mijë euro. Këto fonde do të ndihmojnë në ndërtimin e një njësie...