Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“O sa mirë me qen shqiptar”, Kosova e “djeg” në Suedi, festë me flamuj kuqezi dhe me shqiponjë (VIDEO)
Dy gëzime në pak ditë. Pas suksesit të Shqipërisë në Serbi, feston edhe Kosova, me dardanët që triumfuan 0-1 në transfertë përballë Suedisë duke marrë një trepikësh të artë që i afron gjithnjë e më shumë më fazën “play-off”. Me 7 pikë në 4 ndeshje, Kosova renditet në vendin e dytë, plus 4 nga Sllovenia rivali i tyre më i afërt. Në Suedi u krijua një atmosferë fantastike në shkallët e stadiumit, ku me mijëra tifozë shpalosën flamurin kombëtar, ndërsa nuk mungoi as një banderolë me një mbishkrim unik: “Nuk jemi komb kosovar, lindim dhe vdesim shqiptar”. G3kj3wwxyaaln0w Ashtu si në tribuna, edhe në fushë ekipi ishte “zjarr”, duke triumfuar me meritë ndaj një rivali që udhëhiqej nga dyshja Isak-Gyokeres. Dyshja më e shtrenjtë e...