E PABESUESHME! Policia mësyn dhomat e zhveshjes për të arrestuar futbollistin e kombëtares

E PABESUESHME! Policia mësyn dhomat e zhveshjes për të arrestuar futbollistin e kombëtares

14 Tetor 2025 11:49 Alfred Lleshi Një futbollist nikaraguan thuajse humbi ndeshjen eliminatore të Botërorit 2026 kundër Kosta Rikës këtë të hënë, për shkak të borxhit për ushqimin e fëmijëve. Pikërisht për këtë shkak, policia shkoi për ta arrestuar në dhomën e zhveshjes së stadiumit kombëtar të San Josés. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosta Rikës, Gustavo Araya, sqaroi situatën për gazetarët dhe praninë e policisë, por nuk dha më shumë detaje, pasi rasti përfshinte një person të mitur në mes. Identiteti i futbollistit nuk u bë publik, por ai mundi ta luante ndeshjen, pasi ra dakord që ta paguante borxhin direkt pas ndeshjes, për të shmangur arrestimin. Kosta Rika e fitoi 4-1 ndeshjen e katërt të fazës përfundimtare të eliminatoreve të...