Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Katër palestinezë vriten në Gaza, një ditë pas lirimit të 20 pengjeve izraelitë. Hamas: U shkel marrëveshja e armëpushimit
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton se katër persona janë vrarë nga forcat izraelite në lagjen lindore Shejaiya të Gazës. Ajo citon një burim mjekësor duke thënë se ata u vranë “kur dronët izraelitë qëlluan ndaj banorëve që po inspektonin shtëpitë e tyre”. Në një deklaratë në Telegram, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se “një numër të dyshuarish u identifikuan teksa kaluan Vijën e Verdhe dhe iu afruan forcave të IDF që po operonin në veri të Rripit të Gazës, gjë që përbën shkelje të marrëveshjes.” Vija e verdhë është kufiri ku trupat izraelite janë tërhequr sipas planit të armëpushimit të Trumpit. “U bënë përpjekje për t’i larguar të dyshuarit. Ata nuk u përgjigjën dhe vazhduan të afroheshin ndaj forcave,...