Jetëgjatësia në botë: Njerëzit sërish jetojnë më gjatë

Jetëgjatësia në botë: Njerëzit sërish jetojnë më gjatë

Jetëgjatësia në mbarë botën është rritur duke u rikthyer në nivelin e periudhës para pandemisë së koronavirusit. Gratë jetojnë mesatarisht deri në 76,3 vjet ndërsa burrat 71,5, sikurse mësohet nga një seri studimesh botuar në revistën presitjgoze për mjekësinë "The Lancet". "Rritja e ndjeshme e popullsisë në plakje dhe faktorët e rrezikut në ndryshim kanë hapur një epokë të re të sfidave globale për shëndetin", deklaroi Christopher Murray nga Universiteti i Uashingtonit në Seattle. Ekipi i studiuesve ka vlerësuar gjithsej mbi 300.000 burime të dhënash. Mbi bazën e të dhënave për vitin 2023 u ndërmorrën vlerësime për 204 shtete dhe territore. Që nga viti 1950 jetëgjatësia për gratë dhe burrat, sipas këtyre hulumtimeve, është rritur më shumë se 20 vjet. Deri në vitin 2050, sipas një...