Gjykata e Tiranës dënon me burg mjekun kardiokirurg

Gjykata e Tiranës dënon me burg mjekun kardiokirurg

Me 15 muaj burg është dënuar mjeku Dervish Hasi, i cili u mor i pandehur për veprën penale ‘dhunë në familje’. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Tiranës, pas përfundimit të gjykimit të çështjes në themel. Kujtojmë që mjeku kardiokirurg që mbante në banesën e tij tri gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, fillimisht u dyshua edhe për shfrytëzimin e një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt. Në atë kohë, ai u akuzua për "trafikim të të miturve" dhe "pornografi", por gjatë gjykimit vepra penale ndaj tij u rikualifikua në "dhunë në familje".