Debat i ashpër në Komision/ ‘Ligjin 7501 nuk e miratoi PD-ja!’, përplasje mes Kasos dhe Lamallarit

Debat i ashpër në Komision/ ‘Ligjin 7501 nuk e miratoi PD-ja!’, përplasje mes Kasos dhe Lamallarit

Një deklaratë e bërë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në Kuvend, se ligji 7501 u miratua nga Partia Demokratike, është bërë objekt debati në Komisionin e Ligjeve. Teksa sot në mbledhje raporton ministri, deputeti i PD-së, Ivi Kaso pohoi se Lamallari duhej ta niste fjalimin e tij me një ndjesë publike, pasi kishte gënjyer. Ai tha se nuk e ka miratuar PD-ja ligjin 7501. “Do të ndalem te një pyetje. Ministri ka pak në këtë detyrë. Diçka që lidhet me ministrin dhe jo me periudhën e raportimit. Besoj se kjo seancë e ministrit, përveç raportimit, të kishte nisur me një ndjesë publike. Ai duke u bërë pjesë e një debati publik, ka dezinformuar. Ai ka pretenduar se ligji 7501 është miratuar nga PD dhe...