PS i dërgon kërkesë zyrtare Kuvendit, nis zyrtarisht procesi që mund të ndryshojë zgjedhjet në Shqipëri

PS i dërgon kërkesë zyrtare Kuvendit, nis zyrtarisht procesi që mund të ndryshojë zgjedhjet në Shqipëri

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në dokumentin e firmosur nga 8 deputetë socialistë, theksohet se ngritja e këtij komisioni është e domosdoshme për të adresuar të gjitha problematikat e evidentuara gjatë proceseve zgjedhore, si dhe për të reflektuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Komisioni do të ketë për detyrë hartimin e ndryshimeve ligjore për reformën zgjedhore, trajtimin e financimit të partive politike, si dhe forcimin e transparencës në proceset zgjedhore. Sipas kërkesës, puna e Komisionit do të zhvillohet në bashkëpunim me ekspertë të OSBE/ODIHR-it dhe të Këshillit të Europës, me një afat pune prej nëntë muajsh...